Prestigjozja amerikane “Wall Street Journal” në një artikull të fundit thekson se Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga autoritetet amerikane lirimin e biznesmenit iranin me shtetësi turke, Reza Zarrab, i cili akuzohet nga këta të fundit për pastrim parash, thyerje të embargos së vendosur ndaj Iranit dhe për mashtrim. Sipas, “Wall Street Journal”, Bozdag ka kërkuar nga homologia e tij amerikane, Loretta Lynch që biznesmeni Reza Zarrab të lirohet “në mungesë të paraqitjes së provave dhe fakteve që provojnë akuzat” e tij.
Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, me 25 tetor 2016 zhvilloi një takim me homologen e tij Lynch, për të paraqitur materialet e autoriteteve turke për ekstradimin e klerikut mysliman, Fethullah Gylen. Gazeta “Cumhuriyet”, e cila citon një shkrim të botuar në “Wall Street Journal” nga Nicole Hong, thekson se gjatë takimit, ai ka kërkuar nga homologia e tij dhe lirimin e Zarrab.
Prokurori i distriktit jugor të Nju Jorkut, Preet Bharara, ka paraqitur zyrtarisht një peticion pranë gjykatës që po shqyrton çështjen në fjalë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga AKP, “për ndërhyrje në rastin Zarrab”.
Prokurori Bharara nënvizoi faktin çështja në fjalë është diskutuar dhe gjatë takimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan me Zëvendës Presidentin e ShBA-ve, Joe Biden dhe së fundmi dhe në takimin e Ministrit të Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag me homologen e tij amerikane. Bharara në peticionin e tij ka kundërshtuar dhe njohjen e palës turke me materialet e dosjes hetimore ndaj Zarrab.
Në dosjen e provave ndaj Sarrab janë të përfshirë dhe materiale të policisë për aferat korruptive të rastit të 17 dhjetorit 2013. Sipas prokurorit Bharara, autoritetet turke janë në dijeni të shumë prej provave të dosjes Zarrab, me të cilat autoritetet turke janë në dijeni prej kohësh.
Çfarë ka ndodhur me çështjen Riza Sarraf (Zarrab)
Reza Sarraf është arrestuar me 17 dhjetor 2013 në kuadër të hetimeve të nisura ndaj 3 ministrave dhe 3 fëmijëve të ministrave në atë që njihet si çështja e skandalit të ‘rryshfetit, shpërdorimit të detyrës, kontrabandës, manipulimit me tenderat publikë” dhe për këtë akuza ai është mbajtur 70 ditë në paraburgim.
Me 19 mars të vitit 2016, ai është arrestuar me akuzën e mashtrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkelur sanksionet amerikane ndaj Iranit, mashtrim banker dhe pastrim të shumëve të mëdha të parave. Për këto akuza, Sarraf (Zarrab) është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 21 mart 2016, në Majami.
Arrestimi i tij është bërë i ditur nga Prokurori i Shtetit të Nju Jorkut, Preet Bharara, Zëvendës Sekretari i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, John Carlin dhe Drejtori Rajoni i FBI-së, Diego Rodriguez.
Në rastin konkret, prokurorët kanë kërkuar 5 vite burg për mashtrim ndaj autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 20 vite burg për shkeljeve të sanksioneve të Iranit, 30 vite për mashtrime bankare, 20 vite për pastrim paradh dhe në total është këkuar dënimi i tij me 75 vite burg. Në akuzë janë të përfshirë dhe kompanitë e Sarraf në Turqi.