Ambasadorit William Walker, iu nda mirënjohje për kontribut në shëndetin e popullatës së Kosovës nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, tha se institucioni më i lartë i shëndetit në Kosovë, ka vendosur të nderojë ambasadorin për kontributin e dhënë në shëndetin e popullatës së Kosovës.
Ambasadori William Walker, tha se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.
“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, u shpreh ambasadori Walker./