Aktuale

VV’ja kundër Demarkacionit, sjell peticionin në Kuvend

Në kohën kur po pritet të vijnë deputetët në sallën e Kuvendit të Kosovës, kanë qenë ata të VV’së që në numër janë më shumë për momentin.

Por, ata nuk erdhën duarthatë pasi me vete morën peticionin e nënshkruar më herët në kundërshtim të kësaj marrëveshje, shkruan gazetametro.net.

VV’ja edhe më herët ka kërkuar që peticioni të dorëzohet në Kuvend, por e njëjta nuk është marrë parasysh.
Ndryshe, VV’ja është e vetmja parti grupi parlamentar i të cilës ka thënë se do të votojnë kundër Demarkacionit./gazetametro.net.