Lëvizja Vetëvendosje nëpërmes një komunikate bën të ditur se Policia sot e kanë bastisur shtëpinë e aktivistit Çlirim Gërbeshi.
“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjejanë bërë caku i policisë përderisa kriminelët vazhdojnë t’i shtojnë krimet. Derisa policia nuk guxon, as nuk provon ta kontrollojë ekzekutuesin e ‘Prontos’ Adem Grabovcin, katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi”, thuhet në një komunikatë për media të VV-së.
Në komunikatë ceket se aty ndodhej vetëm një grua me një fëmijë. “Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë krim, sikur as Çlirimi. Aktivistët e Lëvizjes po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, përes policisë nuk mund të kthehet kundër opozitës, as kundër qytetarëve”.