Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur si shqetësim kërcënimin e mbrëmshëm të sekretarit organizativ Dardan Molliqajt, sqaruar se është kërcënimi i dytë që vjen për herë të dytë nga vëllau i drejtorit të operacioneve, Rashit Qalaj.
Deputetja e LVV-së, Albulen Haxhiu njoftoi në një konferencë për media se sekretari organizativ Dardan Molliqaj sërish mbrëmë është kërcënuar.Sipas saj, ky kërcënim ishte shumë më serioz sesa kërcënimi që kishte ndodhur më 21 mars të këtij viti.Po ashtu, Haxhiu tha se neglizhenca e policisë ka inkurajuar edhe kërcënuesit.
Kurse, Glauk Konjufca tha se shteti i kapur përbëhet nga pakicë e njerëzve, duke thënë se brenda Policisë janë vetëm 90 vetë që e mundësojnë shtetin dhe Policinë e kapur, por assesi nuk janë të gjithë policët.Ai tha se sa herë publikojnë fakte, krimi shqetësohet dhe godet këtë Lëvizje.
Konjufca shtoi se Lëvizja Vetëvendosje është e përcaktuar që të luftojë krimin në Kosovë, por sa herë ka paraqitur raste të krimit dhe nuk ka vonuar shumë që kanë rreshtuar kërcënimet ndaj tyre./KosovaPress/