Aktuale

VV i pastron rrugët në Podujevë, akuzojnë Agim Veliun

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë  nuk kanë pritur komunarët për të pastruar rrugët.

Duke akuzuar për pa përgjegjshmëri kryetarin Agim Veliun, i cili sipas tyre nuk po interesohet për pastrim të rrugëve, ata kanë vendosur që ta marrin vet pastrimin në dorë.

Ata kanë pastruar trotuaret dhe pjerrinat për personave me aftësi të kufizuar.