Aktuale

‘VV nuk mund të përjashtohet nga vendimet që kërkojnë konsensus’

Lëvizja Vetëvendosje, nuk duhet dhe nuk mundet të përjashtohet nga konsultat e partive politike për konsensus ndaj çështjeve që kërkojnë 2/3 e votave, siç është edhe rasti i demarkacionit me Malin e ZI.Kështu ka deklaruar Ismet Kryeziu nga KDI i cili ka shtuar se nga të gjitha takimet e krerëve politik për të arritur konsensus për demarkacionin nuk janë parë asnjëherë përfaqësues të VV-së.

‘Nuk duhet ta përjashtojmë VV-në nga konsultat dhe tentativat për konsensus politik për çështje të cilat janë polarizuese dhe kanë nevojë për votën e 2/3 të deputetëve në Kuvend.” është shprehur Kryeziu.Kryeziu ka thënë se VV duhet të ftohet në takime të tilla, që kërkojnë konsensus në çështjet e vendit, dhe e ka vlerësuar si të pakuptim faktin se asnjë lider nuk po merr mundin ta ftoj në takime të tilla Albin Kurtin, ose edhe Visar Ymerin.

“Kanë ndodhur takime mes të liderëve politik e institucional me përfaqësues dhe parti të ndryshme, pro s’kam parë një të tillë me deputetët edhe udhëheqësit e Vetëvendosjes. Deri tash kemi parë vetëm show në mbledhjen e dështuar në Kuvend kur u tentua të ratifikohet demarkacioni!

S’di pse nuk po e merr mundin asnjë lider politik si nga partitë në pushtet ose ato në opozitë, së paku këta që kanë pasur në një formë a tjetër koalicione dhe bashkëpunim me VV-në, si Ramushi, Fatmir, Bexheti, Avdullahu të realizojnë takime me VV-në dhe të kërkojnë votën për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.” ka theksuar Kryeziu.

“Atyre ju takon dhe duhet të realizojnë një takim me Albinin dhe përfaqësuesit e VV-së. Madje dhe me krahun e të pakënaqurve brenda VV-së, Visarin me të tjerë.

Pos koalicioneve të mëhershme kemi parë edhe veprime politike të përbashkëta mes këtyre akterëve!? Pse të mos ndodhin së paku në nivelin e takimeve edhe sot?! Nëse partitë në pushtet se bëjnë një hap të tillë, s’di pse se bën LDK-ja!? Takime ndërmjet LDK-së e VV-së, pati kur ishte në pyetje shfuqizimi i gjykatës speciale. Ato mund të ndodhin dhe tani kur ka nevojë për një konsensus për ratifikimin e marrëveshjes shtetërore me Malin e Zi! Kjo duhet të bëhet sa më parë!” ka përfunduar Ismet Kryeziu./GazetBlic/

the authorE B