Aktuale

VV: Nuk mund të ketë fillim të ri me ‘kriminelët e njejtë të ‘Prontos’

Lëvizja VV në ditën e dytë të fushatës ka qëndruar në Pëjë, ku ka zhvilluar tubim me qytetarë të kësaj komune.

I nominuari për kryeministër Albin Kurti, tha se bashku me qytetarët, po ecin drejtë 11 Qershorit, ku Kosovën e pret ndryshimi i madh me fitoren e VV së.

“Qytetarët e Pejës dhe Kosovës janë njerëz të mirë që nuk i kanë merituar këto qeverisje të këqija. Qytetarët kanë nevojë për një Qeveri e cila nuk i sundon por i shërben. Për një qeveri e cila nuk i vjedh, por u del zot. Për një qeveri të Lëvizjes për një qeveri të VV së. Për çdo ditë e kemi parë diktaturën prej lartë. Më 11 qershor duhet ta shohim demokracinë prej poshtë. Me VV-në në qeverisje nuk ka më as korrupsion e as krim. Por ka demokraci, siguri, zhvillim e punësim mirëqenie e begati. Mos u besoni këtyre politikanëve që e duan më shumë vetveten se sa Kosovën. Besoni vetes vendosni vet, votojeni VV dhe nr 35, nr e ardhmërisë”, tha ai.

Në këtë tubim ishte edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili u tha qytetarëve të mos i zgjedhin ata të cilët e kanë sjellë vendin në një gjendje të rëndë.

Ai tha se në Vetëvendosje nuk bëhen ndasi rajonesh, dhe se si e tillë kjo lëvizje do të jetë edhe e fshatit edhe e qytetit.

“VV është edhe e fshatit dhe qytetit. Disa parti e quajnë veten të Dukagjinit e Drenicës. VV është e të gjithëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti mori shembull qeverisjen e tij në Prishtinë, duke thënë se vetëm në kryeqytet mund të flitet për një fillim të ri, ndërsa tha se ‘përfaqësuesit e klanit Pronto janë të njëjtë’ dhe nuk mund të sjellin një fillim të ri.

“Çfarë fillimi i ri me dajtë e njëjtë. Çfarë fillimi i ri me përfaqësuesit e njëjtë të klanit Pronto. Fillim i ri është Prishtina. Këta hajna e këta kriminel?”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se zgjidhja është e qartë dhe se VV është e vetmja që do ta sjellë mirëqenien sociale dhe do ta luftojë korrupsionin./kp