Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, , kanë organizuar sot dëgjim publik për për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Faton Topalli, deputet nga lëvizja Vetëvendosje ka thëne se Qeveria e ka projektuar ligjin në favor të saj e aspak në atë të kontributdhënësve.
“Një ligj i mirë për pensionet do të ishte edhe një ligj kundër varfërisë . Kemi parasysh sistemin, pensionet që kemi na . Barrë për mbajtjen e pensionistëve ju bie kryesisht familjeve . Në bazë të një studimi që është bërë duket që 85 përqind e pensionistëve kanë deklaruar që të hollat që i marrin ata i harrojnë kryesisht për barna, e shumë pak mbetet për ushqime e gjëra të tjera. Ky projektligj që e ka sjell Qeveria e që është miratuar në parim para disa ditësh është ligj i cili s’ka të bëjë fare me pensionistë…I cili është bërë për Qeverinë në mënyrë që Qeveria ti drejton duart nga kjo pasuri , nga këto mjete të cilat janë mbledhur dhe ti shfrytëzoj për nevoja të Qeverisë.”, tha Topalli.
Ndërsa, deputeti Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria nuk ka të drejtw t’i fus duart tek parat e konstributdhënëesve.
Për këtë projektligj, Qeveria nuk ka organizuar dëgjim publik deri më tani , arsyen për këtë mundeni ta gjeni tek memorandumi shpjegues i Qeverisë i cili e përcjellë projektligjin . Aty thuhet që palët e interesit janë BQK dhe Trusti Pensional dhe me këta kemi biseduar. Në fakt nëse Qeveria i fut duart në kursime tw pensioneve, ato janë kursime të qytetarëve nuk janë as të BQK-së e as të Trustit, por janë të tw gjithë kontributdhënësve në Kosovë. Palë e vetme e interesit në këtë rast kontribuuesit pensional dhe ata janë lënë anash….Nëse ti po e ndryshon projektligjin me idenë për me marr huadhëniee shtesë ke me pas edhe kosto shtesë”, tha Bislimi.
Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se nëse me ligj Qeveria i merr mjetet e Fondit personal në forme të borxhit atëherë në çfarë vlere do të kthehen. Sipas tij mjetet e kontributdhënësve janë dhënë në mirëbesim dhe duhet mirë të menaxhohen.
“Fondi pensional i Kosovës menaxhon me 1.4 miliard euro kursime, pra janë kursime të kontribut dhënësve . Shikova alokimin se a ka ndryshuar diçka dhe e pashë që janë koncentruar edhe më shumë investimet drejt dy -tre llojeve të instrumenteve e këtu po e përmend po besoj që është shumë e rëndësishme 41 përqind të mjeteve të fondit pensional janë të investuara në aksione . Tash ky 41 përqindwsh së bashku me ligjin që po na vie ku Qeveria mundohet që marr mjetet prej Trustit ashtu si vetëshërbim”, tha Sejdiu .
Më tutje ai foli edhe për mundësinë e futjes në funksion për të mirën e përgjithshme të këtij fondi, duke kritikuar qëllimin e Qeverisë që këto fonde të përdoren për asfalt dhe shpenzime për paga e mëditje. “Fondet pensionale janë investitori më i madh institucional. Kësisoj fondi pensional mund të përdorej si fond për energji. Vendimet për fondet pensionale nuk duhet të koncentrohen,por shpërndahen. Ato duhet të shkojnë për industri e jo për paga e mëditje”, tha Sejdiu.
Dilema kryesore, tha Sejdiu, është se fondet a do të jenë motor shtytës apo barrë për gjeneratat e tjera nga kjo Qeveri.