Aktuale

VV mbështet protestën e nesërme “Drejtësi për Astritin”

Lëvizja Vetëvendosje mbështet protestën e nesërme të organizuar nga një grup i qytetarëve të mbështetur nga pjesëtarë të shumtë të shoqërisë civile me moton “Drejtësi për Astritin”.

Vetëvendosje ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje, duke bërë thirrje që të mos ndalet kërkesa për drejtësi deri në zbardhjen e këtij rasti jashtëzakonisht të rëndë, dhe deri në çlirimin e sistemit të kapur të drejtësisë dhe ndërtimin e një sistemi të pavarur, i cili angazhohet njëmend për vendosje të drejtësisë.

Protesta fillojë në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë./KosovaPress/