Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka filluar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndërprerë seancën e sotme, pasi siç thanë ata kjo është në kundërshtim me rregulloren që është miratuar nga deputetët.
Në emër të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi ka thënë se çdo seancë e thirrur para 12 shtatorit është në kundërshtim me rregulloren, kështu që VV kërkon që seanca të thirret pas pjesës së dytë të shtatorit.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ende nuk e kanë përfunduar sesionin veror të seancave./KosovaPress/