Aktuale

VV kërkon nga Qeveria hetuesit ndërkombëtar për rastin Dehari

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje në nderim të viktimave të krimit në Las Vegas, si dhe albanologu kandez Robert Elsie, për të vazhduar me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për veprim të menjëhershëm të zbardhjes së rastit të Astrit Deharit.

Deputeti i VVV-së, Dardan Sejdiu ngriti çështjen vdekjes së Astrit Deharit, ku tha se për kundër faktit që Kuvendit ka marrë vendim për një hetim të jashtëm, Qeveria e kaluar nuk e respektojë këtë vendim.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, aktivistët dhe familja Dehari presin veprim të menjëhershëm të zbardhjes së rastit i cili qëllimisht është zvarritur për shkak se ka pas dhe ka qëllim politik./KosovaPress/