Aktuale

VV këmbëngul për debat për Deharin, PDK dhe LDK kundër

Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me deklaratat e Zenun Pajazitit dhe Ismet Beqirit të cilët gjatë fjalës së tyre në Kuvend kanë kërkuar që kjo çështje të mos politizohet.

Por Konjufca tha se kjo është çështje urgjente dhe se një debat për vdekjen e Astrit Deharit duhet gjithsesi të bëhet.

Por shefat e PDK-së dhe LDK-së kundërshtojnë debatin pa dalë rezultatet e hetimeve.

Ndërkohë AAK e mbështet debatin për Deharin, sikurse edhe Nisma për Kosovën.

Zafir Berisha nga kjo parti tha se do të ishte mirë që këtu të jetë edhe kryeministri i Kosovës./KosovaPress/