Aktuale

VV: Fondi Pensional i qytetarëve, jo i Qeverisë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po mban dëgjim publik për të diskutuar për ndryshimin e Projektligjit për Fondet Pensionale.

Deputeti Besnik Bislimi tha se Qeveria nuk ka mbajtur dëgjim publik me qytetarë  për këtë projektligj  ku sipas tij Qeveria dëshiron që me anë të ligjit t’i përdorë mjetet e Fondit Pensional.

Në këtë dëgjim publik  ka folur edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, sipas të cilit  në asnjë formë dhe mënyrë mjetet e Fondit Pensional nuk janë të Qeverisë./KosovaPress/