Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur keqardhje të thellë dhe ka dënuar sulmin ndaj opinionistes, tash anëtare e PDK-së, Arbana Xharrës.
VV ka ftuar organet e rendit që ta zbardhin sa më parë rastin.
”Vetëm dy muaj më parë, aktivisti i VETËVENDOSJE!-s Agron Kabashi ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht në mesnatë. Për sulme të tilla është drejtpërsëdrejti fajtor kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Këto janë të metodat e tij të natës dhe për këtë duhet të përgjigjet. Shpresojmë që Xharra ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes./KosovaPress/