Përkundër problemeve e ndarjeve që e kanë përcjell në muajt e fundit Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit po insiston në lirimin e aktivistëve të saj, të dënuar për terrorizëm.
Pas rezolutës së miratuar nga debati parlamentar, ku VV kishte kërkuar tre rekomandime/ndryshime në lidhje me rastin e arrestimeve të aktivistëve të këtij subjekti politik, sot VV mban tryezë pikërisht për këtë çështje, me temë ‘Procesi i kompromentuar i dënimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes! dhe Rezoluta nga debati parlamentar2018’.
Rekomandimet e këtij subjekti politik u lexuan në Kuvend me 8 shkurt, por u votuan tek të nesërmen.
Nga 74 deputetë të pranishëm në sallë, 38 votuan për, 10 kundër, 13 abstenuan, ndërsa të tjerët s’morën pjesë në votim.
Më poshtë i gjeni rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje për të cilat sot grupi parlamentar I kësaj partie do të diskutojë.
- Për rastin e sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 4 gusht 2016, të kërkohet dhe të mundësohet një hetim i plotë i pavarur ndërkombëtar i tërë rastit nga ndonjëri nga vendet perëndimore të Bashkimit Evropian, përfshirë vendet neutrale të Evropës Perëndimore dhe Zvicrën, por këtë duke e veçuar nga rasti i Astrit Deharit.
- Shkarkim i të gjithë personave nga Policia e Kosovës, të involvuar në këtë rast të inskenuar.
- Shkarkimi dhe suspendimi i të gjithë personave që kanë qenë kompetentë dhe përgjegjës në hierarkinë shtetërore kur ka ndodhur rasti i Astri Deharit”.