Dy persona në Vushtrri kanë tentuar që me forcë të hyjnë në shtëpinë e një personi duke i thyer edhe rrethojën e oborrit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri ku sipas Policisë të dyshuarit kanë tentuar që me forcë të hyjnë në shtëpinë e ankuesit duke dëmtuar rrethojat e oborrit dhe të njëjtit e kanë fyer dhe kanosur.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante./KosovaPress/