Aktuale

Vushtrria me vetëm një rast aktiv me Covid 19

Në Vushtrri nga 24 të infektuar, 22 janë shëruar dhe është vetëm një rast aktiv, ndërsa është shënuar një viktimë. Drejtori i shëndetësisë, Sylejman Meholli, ka dhënë detaje në një lidhje direkte për Gazetën Express rreth gjendjes me Covid 19 në Vushtrri.

“Situata për momentin është e qetë dhe stabile. Kemi 22 raste të shëruara. Një person për fat të keq ka ndërruar jetë. Për momentin pra e kemi vetëm një rast pozitiv më Covid 19”, thotë Meholli.

Ai deklaron se Ministria e Shëndetësisë sot pritet që të marrë vendim për ta larguar nga karantina fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

the authorGazetaKNN