Aktuale

Vushtrri, udhëheq kandidati i LDK-së

Xhaferi Tahiri i LDK-së ka shënuar fitore në garën për kryetar të Vushtrrisë, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Ai ka fituar 55.53 për qind të votave. Ndërkaq kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së Ferid Idrizi ka fituar 45,47 për qind.

Në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se janë numëruar 98.95 për qind të votave./KosovaPress/