Sot Policia e Kosovës në Vushtrri ka zbuluar qindra shishe Coca-cola pa dokumente, të cilat i ka dorëzuar tek autoritetet doganore.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se pijet janë zbuluar në fshatin Shtruherë të Vushtrrisë.
“Rreth orës 16:00 në fshatin Shtruherë, policia gjatë kontrollit të një autmojeti ka hasur në mallra të dyshuara, kryesisht pije Coca-cola, për të cilat drejtuesi i automjetit nuk i argumentonte me dokumete prejardhjen e tyre”, tha Zahiti për Veriu.info.
Ai tregoi se mbi bazën e këtyre dyshimeve, sasinë prej 360 shisheve me pije policia ia ka dorëzuar autoriteteve doganore