Aktuale

Vushtrri, arrestohen dy persona për marihuanë

Dy persona me inicialet B.K., 40 vjeçar dhe A.Xh., 36 vjeçar janë arrestuar në rrugën‘’Hamit Hyseni ’’, në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre ka gjetur substancë e dyshuar narkotike marihuana.

Të i dyshuari i parë B.K., 40 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuana pesha 2.16 gram dhe te i dyshuari i dytë A.Xh., 36 vjeçar është gjetur dhe është konfiskuar një paketim me substancë të dyshuar narkotike marihuana pesha 4.92.

Policia thotë se me procedurat dhe hetimet e mëtejme me rastin po merret njësia përkatëse në kuadër të DHTN-ë.

Pas procedurave intervistuese me vendim të Prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ ./KosovaPress/