Rajon & Botë

Vullkani më i madh rus hedh pluhur në lartësi prej 8 kilometrash

Vullkani në lindje të Kamçatkës, Kluçevskaja Sopka, ka hedhur sot një sasi të madhe tymi dhe pluhuri në lartësi prej tetë kilometrash, njofton Zyra gjeofizike e rajonit të Akademisë së shkencave ruse të Kamçatkës.

Vullkani më aktiv euro-aziatik ka hedhur hi tetë kilometra mbi nivelin detar, thanë zyrtarët.