Aktuale

Vulin reagon ndaj Zaevit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin ka pyetur, duke reaguar ndaj deklaratës së kreut të LSDM-së Zoran Zaev, se në Serbi në pushtet ndodhet udhëheqja nacionaliste, nëse “sulmin në Vuçiqin e ka menduar vetë, apo për këtë i kanë thënë Rama, Thaçi, apo Xhaferi?”

“Vuçiq si president i zgjedhur i Serbisë, as si kryeministër i Qeverisë së Serbisë, asnjëherë nuk është sjell si nacionalist, madje as atëherë kur ka qenë plotësisht e qartë se politika e tij paqësore në mesin e popujve tjerë nuk ka gjetur bashkëbisedues të sinqertë”, ka thënë Vulin për Tanjug.