Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin nuk po ndalet së marruri me shtetin e Kosovës.
Ai kësaj radhe ka folur rreth ushtrisë.
Vulin ka deklaruar sot se në Kosovë mund të ekzistojë vetëm një forcë e armatosur dhe ajo është KFOR-i.
Sipas tij, vetëm kjo është e pranueshme nga Serbia
Ai këto i thatë gjatë një konference për media, ku komentoi deklaratat e zyrtarit amerikan, Wes Michel, i cili gjatë vizitës së tij dje në Prishtinë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.