Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dëshiron të mohojë marrëveshjen e Brukselit dhe të bisedojë për gjëra për të cilat nuk mund të ketë bisedime.
“Marrëveshja e Brukselit është më tepër se sa e qartë. Ai është nënshkruar me obligime të qarta dhe precize që përbën asociacionin dhe ajo nuk është kurrfarë OJQ. Haradinaj është i vetëdijshëm për faktet se marrëveshja e Brukselit nuk punon në favor të pavarësisë së Kosovës dhe ai do të bëjë çmos që marrëveshja e Brukselit të mos zbatohet”, tha Vulin në Aranxhelovc.