Dikur, i parapaguar për vizita në Kosovë me leje e pa leje, për provokime dhe për kërcënime ndaj vendit tonë, Aleksandar Vulin, sot është rikthyer në zanatin e dikurshëm.
Ai, tash ministër për punë sociale në Qeverinë e Serbisë, siç njofton FoNet, ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve në Kosovë duke thënë se “lojërat e pushtetit në Prishtinë nuk guxojnë të reflektohen te serbët e Kosovës”.
Vulin duke folur për ndalimin e Ramush Haradinajt e duke shfaqur frikën për trazira në mundshme në Kosovë, ai ka thënë se “dua t’ua tërheqë vëmendjen të gjithëve se në Kosovë nuk guxon askush të lëndohet, të fyhet apo të frikësohet për shkak se është arrestuar Haradinaj.