Edhe pse mediumet greke dje e publikuan demantin nga një burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Athinë, se qëndrimi i Greqisë lidhur me pasaportat e Maqedonisë nuk ka ndryshuar, në Greqi, në 24 orët e fundit janë aktuale reagimet dhe kërkesat që të tërhiqet vendimi për vënie të vulave greke në pasaporta ku ndodhet edhe vula e Republikës së Maqedonisë.
Siç lajmëroi dje MIA, një burim nga MPJ për mediumet greke ka thënë se informatat për pasaportat e Maqedonisë janë “të rrejshme dhe të pabaza… dhe paraqesin tentim qëllimkeq dhe të papranueshëm për minim të pozicionit nacional dhe interesave nacionale”.
“Politika e Greqisë për këtë çështje është e fuqishme dhe nuk ka ndryshime në praktikën e vizave për dokumentet e udhëtimit nga IRJM, të cilat Greqia nuk i njeh”, ka thënë burimi i njejtë.
Portali “Njupost” dje kumtoi se Greqia i njeh pasaportat me vulë nga Maqedonia, duke e ndërlidhur këtë me heqjen e fletave për qytetarët e Maqedonisë në të cilat shërbimet kufitare greke vendosin vulë gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti. Portali më pas kumtoi lajm të ri në të cilën risqaroi se bëhet fjalë për tërheqjen e vendimit paraprak me të cilin ishte ndaluar të vihet vulë greke në pasaportat e vendeve të treta në të cilat ndodhet edhe vula e Maqedonisë dhe të vihet vulë në fletë të posaçme letre.
Megjithatë, edhe ky vendim i MPB-së greke shkaktoi shumë reagime, sepse, sipas mediumeve dhe politikanëve opozitarë, vula greke “nuk guxon të qëndrojë afër fjalës Maqedoni, e madje kjo të jetë edhe madje vetëm në vulë”./MIA/