Kryetari i Shoqatës së malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq sot në mëngjes ka filluar grevën e urisë me kërkesën që në Prishtinë të kthehet busti i Boro Vukmiroviqit dhe tabela e rrugës me emrin Radovan Zogoviq, transmeton Koha.net.
Vujiçiq për RTV KIM ka thënë se e ka filluar grevën e urisë pasi është i pakënaqur me autoritetet lokale të Prishtinës.
Ai ka shtuar se nuk do të heqë dorë nga greva derisa kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti të kthejë bustin e Boro Vukmiroviqit që gjendej afër bustit të Ramiz Sadikut në Parkun e Prishtinës si dhe tabelën e rrugës me emrin Radovan Zogoviq
“Dikush për herë të tretë po heq tabelën me emrin Radovan Zogoviq. Unë kam lindur këtu dhe dëshiroj që rruga që ka ekzistuar me këtë emër të kthehet. Ne e kemi kthyer por dikush po e largon nga vendi”, ka thënë Slobodan Vujaçiq i cili Shpend Ahmetin e ka akuzuar për fashizëm.