Aktuale

Vuçiq “vizitë të jashtëzakonshme” në kufi me Kosovën

Në ditën e votimit për shndërrim të FSK-së në ushtri të Kosovës, Serbia ka shtuar masat e sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën në veri dhe në jug.

Medie serbe njoftojnë se sot për “vizitë të jashtëzakonshme” te kufiri me Kosovën ku janë përqendruar forca të mëdha ushtarake e policore serbe, ka shkuar edhe kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili është komandant suprem i ushtrisë së Serbisë.

Me Vuçiqin janë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie gjeneralkoloneli Milan Mojsiloviq dhe përgjegjës të lartë nga ushtria dhe policia e Serbisë.

the authorBurbuqe Metolli