Rajon & Botë

Vuçiq vizitë në Francë, takohet edhe me Macron

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë pune treditore në Paris, gjatë së cilës ai do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Gjatë ditës së parë të vizitës së tij, ai do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga presidenti francez për Kryetarët e Shteteve, Qeveritë dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

Në ditën e dytë, ai do të takohet me Macron dhe do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dytë të Paqes në Paris.