Aktuale

Vuçiq sot takohet me Merkel, bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq sot do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Davos, ku po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror.

Ky takim është i 15-të mes tyre, përfshirë kohën kur ai ishte kryeministër, megjithatë për takimin e sotëm ai thotë se ndihet paksa nervoz.

Në ketë takim do të bisedojnë për Kosovën, kuotat e BE-së dhe ekonominë.

Takimi do të nis në ora 16:00.