Aktuale

Vuçiq: Rakiq pranon të shembet muri

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference të mbajtur në Rashkë të Serbisë, ku po zhvillon takimin me serbët e Kosovës, ka thënë se Goran Rakiq pranon që të shembet muri, jo pse mendon keq për popullin e tij, ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen.

Kurse kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq gjatë konferencës me Vuçiqin, ka theksuar se Bashkimi Evropian është e qartë se haptazi po mban anën e komunitetit shqiptar dhe sipas tij serbët e Kosovës janë të shqetësuar për familjet e tyre dhe jetën e tyre./KosovaPress/