Lajmi i publikuar dje në KosovaPress, rreth shkarkimit të Marko Gjuriqit nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë zhurmë të madhe në opinionin serb.
Vetë kryeministri serb Vuçiq e ka komentuar lajmin duke thënë me ironi se i përgëzon mediat në Kosovë për këto informacione të gjetura.
Në pyetjen e gazetarit tw B92, nga Davosi, se nëse është e vërtetë ajo çka ka shkruar KosovaPress, Vuçiq nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar një gjë të tillë.
“Mirë nëse ata e dinë. I përgëzoj për këtë. E shoh se për gjithçka kanë filluar të vendosin, e le të vendosin edhe për çështjet e kuadrove në Qeverinë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, duke mos e mohuar lajmin e dhënë nga KosovPress për shkarkimin e Marko Gjuriqit, udhëheqës i së ashtuquajturës ‘ Zyra për Kosovë e Metohi”. /KosovaPress/