Aktuale

Vuçiq në vizitën e parë si President, përballet me Thaçin

Në takimin e liderëve të vendeve të Evropës Juglindore në kuadër të samitit të “Brdo – Brionit”, që mbahet nesër në Brdo në afërsi të Kranjës në Slloveni, do të ulen në një tavolinë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Pikërisht ky do të jetë edhe takimi i parë i Vuçiqit me presidentët e vendeve të tjera përfshirë Thaçin.

Njëherësh ky është udhëtimi i parë i tij zyrtar jashtë shtetit që nga e mërkura, 31 maji, kur edhe e bëri betimin dhe mori postin e të parit të Serbisë, njofton Klan Kosova

Ndërsa, Presidenti i Kosovës dje kishte qëndruar në Kroaci, ku ishte pritur me nderime të larta nga homologia e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitarović.