Aktuale

Vuçiq në shënimin e betejës së Kosovës nesër në Krushevc

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të drejtojë nesër në Krushevc ceremoninë shtetërore të shënimit të 628-vjetorit të betejës së Kosovës.

Ceremonia e vendosjes së kurorave me lule, dhe nderimi shtetëror dhe ushtarak do të mbahet te përmendorja e heronjve të Kosovës në qendër të Krushevcit.

Organizator i ceremonisë komemorative është qeveria serbe në bashkëpunim me qytetin e Krushevcit.