Aktuale

Vuçiq: NATO kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka falënderuar Serbinë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe siç deklaroi Vuçiq e ka informuar atë se NATO-ja është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, të cilën kryeministri serb e ka përshkruar si një fitore të qartë për Serbinë.

“Ne kemi punuar për të ndryshuar imazhin e Serbisë, dhe sot e kam përjetuar që Stoltenberg të thotë për ne – faleminderit Aleksandar ju e mbani paqen dhe stabilitetin, faleminderit për durim”, tha Vuçiq duke cituar Stoltenbergun gjatë një fjalimi të mbajtur në Jagodinë, i cili po ashtu theksoi se pas përfundimit të bisedës me Sekretarin Stoltenberg gati ka shpërthyer në lot gëzimi./KosovaPress/