Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai dëshiron që të fillojë një rrugë të re lidhur me Kosovën edhe pse sipas tij serbët nuk janë ende gati për këtë , raporton Tanjug,transmeton Indeksonline.
“Është e lehtë të thuhet-të shkohet dhe të luftohet për Kosovën. Megjithatë ajo na ka quar gjithmonë në luftë. Unë dua të shkoj në një rrugë të re-në Serbi. Unë dua të flasim hapur dhe drejtë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë. Edhe pse serbët për këtë nuk janë ende gati, unë jam pro për shkak se ky debat për të gjithë ne do të ketë një efekt kurativ, pavarësisht nëse ne do të arrijmë një rezultat të mirë ose një dështim”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/