Intervista e Ramush Haradinajt në Emisionin e Gazetës Express “Komiteti” ka nxitur reagime të shumta në Serbi. Haradinajt, i cili po mban një qëndrim të ashpër ndaj zyrtarëve serbë që prej se u ndalua në Francë me fletëarrest të Serbisë, i janë përgjigjur Vuçiq i cili është President i zgjedhur dhe Kryeministër në largim dhe ministrat e tij.
Kryeministri i Serbisë iu është kundërpërgjigjur Ramush Haradinajt duke i thënë se “E di unë kush je ti!”.
Haradinaj, në emisionin “Komiteti”, ka akuzuar rëndë Vuçiqin të cilin e ka quajtur këlysh të Slobodan Milosheviqit. Ndaj tij kanë reaguar Vuçiq, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq dhe Ministri i Punës, Aleksandar Vulin.
“Ata na sulmojnë, sepse ata e shohin fuqinë e shtetit serb, por kjo s’do duhej të ndodhte. Këto kërcënime të Haradinajt, personale dhe politike kanë qëllim që ta qesin Serbinë jo të fortë. E di mirë kush jeni, kam parë çfarë u ka ndodhur atyre që kanë dëshmuar, janë shtypur me vetura në Podgoricë, janë ngufatur në prita”, ka thënë Vuçiq.
Ndaj deklaratës së Haradinajt në emisionin “Komiteti” me autor gazetarin Berat Buzhala, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Daçiq ka thënë se shqiptarët “janë ata të cilët janë duke luajtur dhe po kërcënojnë territorin në jug”.
“Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë deklarata e tij duke na thënë neve të mos luajmë. Ata janë duke luajtur, kërcënojnë nëpër territorin jug. Nuk është Serbia ajo që po luan dhe po kërcënon”, ka thënë Daçiq, transmeton Gazeta Express.
Edhe Ministri i Punës në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë të enjten se ‘sulmeve’ ndaj kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq nga Hashim Thaçi dhe Zoran Zaevi, tani iu është bashkuar edhe Ramush Haradinaj, duke thënë se “Haradinaj dëshiron t’i përsëris krimet për të cilat ishte i dënuar”.
“Sulmeve ndaj Vuçiqit nga Thaçi dhe Zaevi, iu është bashkuar edhe Haradinaj. Kryeministri dhe Presidenti i zgjedhur i Serbisë nuk janë armiq të shqiptarëve, por janë terroristët dhe kriminelët”, ka thënë Vulin për Tanjug, transmeton Express.
Vulin ka bërë një deklaratë të ashpër kundër Haradinajt duke thënë se “si çdo kriminel i cili ka qenë i dënuar për krime si Haradinaj, dëshiron t’i përsëris ato”. /GazetaExpress/
Ndiqeni deklaratën e Haradinajt në “Komitet”nga minuta 13:30: