Aktuale

Vuçiq kërkon leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin!

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, leja është kërkuar për disa orë dhe se Qeveria e vendit është duke e shqyrtuar.
O’Connell i shqetësuar se kriminelët e luftës s’kanë dalur para drejtësisë.

“Vuçiq ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës për një vizitë disaorëshe në Leposavic, të mërkurën më 29 mars, bashkë me disa ministra të qeverisë së tij”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Aleksander Vuçiq është në garë për president të Serbisë. Zgjedhjet për president të Serbisë do të mbahen në fillim të muajit prill. / Gazeta Blic