Aktuale

Vuçiq falënderon Surinamin që ka tërhequr njohjen për Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Surinamit, Ildiz Polak Bejl, dhe i ka dërguar letër kryetarit të këtij vendi Desire Boters me të cilën e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë.

Vuçiq, siç njofton transmetuesi publik i Serbisë, e ka falënderuar ministren për vendimin e vendit të saj që të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministrja ldiz Polak Bejl ai ka përcjellë Vuçiqit përshëndetjet e kryetarit Boters dhe ka thënë se pret që vizita e tij zyrtare në Serbi të realizohet deri në fund të këtij viti.

Siç njoftohet ndërmjet dy vendeve janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunim e “Serbia i ka kremtuar atij ndihmë të gjithanshme”.