Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka folur në Paris rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi. të arritur në Bruksel, për targat e veturave.
Kryeministri serb ka thënë se çështjet e dialogut me Prishtinën duhet të shkojnë përpara.
Ai ka thënë se marrëveshja është në interesin e shqiptarëve dhe serbëve, përcjell në shqip Gazeta Express.
“Do të vazhdojmë që me targat tona të shkojnë në territorin tonë (Kosovë), kështu vlerësojmë ne, ata këtë e shohin e ndryshe. Me disa letër ngjitëse të bardha do të kemi më shumë vetura të tyre, për të cilat jam i sigurt se na sjellin të mira, do t’u shesim më shumë mall shqiptarëve dhe njëkohësisht nuk kemi humbur asgjë nga të drejtat e serbëve që i kemi pasur më herët” ka thënë Vucic.