Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë duhet të fokusohet në ekonomi, deklaroi dje kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç në një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Serbi.
Shefi i diplomacisë ruse theksoi se vendi i tij nuk do të ndërhynte në punët e brendshme të Serbisë.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për të gjetur një ekuilibër në interesat tona”, citohet Lavrov në një deklaratë të qeverisë serbe.
Sipas tanjug, Vuçiç dhe Lavrov diskutuan bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve në bazë të partneritetit strategjik të vendeve të tyre dhe interesit për t’i përmirësuar më tej në të gjitha drejtimet.
“Serbia është e gatshme që të përmirësojë bashkëpunimin në sektorin e energjisë, bujqësisë dhe telekomunikacionit dhe investimet ruse janë të mirëpritura në të tre sektorët”, tha Vuçiç.
Vuçiç shprehu interesin e Serbisë në zgjerimin e kapaciteteve të magazinimit të gazit në Banatski Dvor dhe eksportimin e automjeteve të bëra në Serbi në tregjet ruse dhe euroaziatike