Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se ai nuk ka asnjë informacion për arrestimin e grupeve paramilitare kriminale në Mal të Zi.
Ky grup, siç raportohet, i udhëhequr nga ish-kreu i serb Xhandarmërisë Bratislav Dikiç, kishte për qëllim që të kryente një ndërhyrje të armatosur në Mal të Zi, shkruan Gazeta Express.
“Ne nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me të, ministri serb i policisë më informoi. Bëhet fjalë për një njeri i cili është një pensionist. E çuditshme për mua është dita në të cilën kjo po ndodh”, u tha Vucic gazetarëve.
Ndërkohë që duke iu referuar informatave jozyrtare në Serbi, një grup 15-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikiq, është arrestuar mbrëmë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës, njoftuan mediat serbe, shkruan Gazeta Express.