Policia izraelite ka qëlluar për vdekje sot një palestinez, i cili kishte sulmuar me thikë tre izraelitë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Mickey Rosenfeld.
Sipas tij, sulmuesi pasi ka plagosur dy izraelitë në rrugë dhe ka hyrë në një shtëpi që ndodhej pranë vendit ku kreu sulmin, ku pastaj u qellua nga policia kufitare që ishte duke e ndjekur, raporton Reuters./KosovaPress/