Aktuale

Vritet një ushtar shqiptar i NATO-s në Letoni

Një efektiv i forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine.

Burime për BalkanWeb thanë se efektivi shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është pjesë e forcave tona të armatosura në Letoni.

Si pasojë e shpërthimit të minës kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë.

Efektivët e forcave të armatosura, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

the authorBurbuqe Metolli