Në Bar të Mali të Zi, në mbrëmjen e sotme është vrarë një i ri 29 vjeçar, pas përfundimit të ndeshjes mes Mornar – Crvena Zvezda.
Sipas mediave nga Mali i Zi viktima është Ivan Laban dhe është vrarë në një atentat afër qendrës sportive “Topolica” në Bar, pasi kishte përfunduar ndeshja e basketbollit, transmeton KosovaPress.
Sipas burimeve të mediave, i riu ishte në shoqërinë e një vajze dhe është qëlluar nga dy persona që ishin në një motoçikletë dhe mbanin në kokë helmeta. Atentatorët shtënë në te, pasi ai hyri në veturë.
Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se në dokumentacionin e saj zyrtarë nuk kishin të dhëna që e inkriminonin viktimën me veprime të jashtë ligjshme.
Ende nuk dihet identiteti i atentatorëve dhe motivi i vrasjes./KosovaPress/