Aktuale

Vritet një person në Viti

Dy persona janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dyshohen se kanë vrarë një person.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Buzovik të Vitisë. Viktima është dërguar në spitalin e Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Njësitë policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar armën –pistoletë e kalibrit 7.65 milimetra.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.