Policia njofton se në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë ku janë plagosur dy persona N. S , 33 vjeç dhe R. C, 19 vjeçare.
Të plagosurit janë dërguar në QKU për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (N.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 04:00, nga QKU pOlicia është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.
Aktualisht policia ka arritur që të identifikojë një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.
“Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e Policisë.