Aktuale

Vritet një person në Pejë

Një person është vrarë rreth orës 16:30 në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

Shtetasi M.Z, pronar një kafeterie, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Policia nuk ka dhënë akoma informacion për këtë vrasje pasi hetimet ende po zhvillohen në vendet e ngjarjes ku akoma gjendet trupi i pajetë i viktimës.