Një 19 vjeçar është vratë mbrëmë në fshatin Lajthishtë të Obiliqit. Sipas Policisë, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, ndërkohë janë arrestuar dy të dyshuar.
Policia thotë se viktima është dërguar në QMKF-Obiliq pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e njërit të dyshuarit dhe aty kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit Ekol-Special me të cilën dyshohet se është kryer vepra e cekur.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress/